Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë ish-banori i “BBV3”, Drini Zeqo, i cili u largua nga gara për shkak të një urgjence familjare. Drini ka treguar edhe për mendimin e tij për banorët dhe është shprehur se po të rikthehej do sillej ndryshe me disa prej tyre, ndër ta ka qenë Ilnisa. Ndërsa se për kë e kishte marrë më shumë malli ai përmendi Heidin.
Erjona: Nëse do të futeshe tani, çfarë do besh diçka ndryshe?
Drini: Po ka disa gabime, në qasjen e sjelljes, duhet të isha më i ashpër… Mendoj se me Ilnisën kam qenë më i butë seç duhet të isha sjellë… njihemi prej shumë vitesh, jemi kolegë nuk jemi miq, po kolegë të vjetër. Në jetë nuk ka ndryshuar perceptimi për Ilnisën, në lojë po, shikoj lojën që ajo po bën, në jetë nuk do ndryshoja sjelljen me asnjë…
Erjons: Po me Heidin?
Drini: Heidi më mungon shumë, e dua se është një natyrë solare shumë e qeshur, njeri i sinqertë që po e shijon atë eksperiencë
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë në një lidhje direkte Jurgen Xoxa, ish-bashkëshorti i Ledjanës. Ai është shprehur se Ledjona nuk e lejon ta takojë vajzën e tyre dhe se ka gënjyer se kanë komunikim dhe marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe është pyetur përsëri për të sqaruar situatën. Ai tha se vajza nuk pranon që ta takojë, por shtoi se në fakt ajo viziton prindërit e tij.