Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Gjatë një bisede me Heidin, Meritoni ka shprehur mallin dhe dashurinë që ka për Ilnisan. Moderatori i njohur shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj.
Meritoni E di që i mungoj dhe njësoj më mungon dhe ajo mua. Por të paktën është me vajzën, Anaisin me dashurinë e saj. Unë jam këtu për të dy. Unë jam i lumtur që e kam Ilnisën në jetën time. Jam shumë me fat. E kam shpirt
Visualizza questo post su Instagram
Një ditë më parë në helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “Big Brother VIP3” për Romeo Veshajn. Vëllai i tij binjak, Donaldi, ka hedhur nga helikopteri karafila, ky gjest e ka përlotur Romeon. E për këtë surprizë kaq emocionuese për Romeon, Egla Ceno ka patur një koment që e ka nxehur atë. Aktorja e pyeti nëse e kanë lënë më fjalë me Donaldin që të bëjë të njëjtën gjë që Romeo ka bërë për të para dy vitesh.