Së fundmi reperit kanadaz me famë ndërkombëtare, Drake, i ka ndodhur e papritura. Duke qenë se Toronto e Kanadasë u përfshi nga përmbytjet, për shkak të stuhive të shiut të paralajmëruar në këtë zonë ditë më parë, shtëpia e tij luksoze është përmbytur. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, i cili ka postuar video në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram ku ka shkruar:
Më mirë të jetë një Espresso Martini.
Videoja tregon se si shtëpia e tij është përmbytur e tëra nga uji, teksa një person tenton t’i mbyllë dyert dhe largojë ujin.
Në një moment reperi mban në dorë një fshesë me të cilën ka tentuar të pastrojë pak ujin.
Edhe pse reperi nuk ka treguar se në cilin lokacion ndodhet, vendlindja e tij ditëve të fundit po përballet me kushtet e rënda atmosferike dhe vërshimet e reshjeve të dendura të shiut.