Celebrities Film & Tv Showbiz

“Më mirë ta kishe bërë dhe mos të më kishe thënë gjë”, çfarë ndodhi në diskutimin Kiara-Tea?!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani qendër të vëmendjes, polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tyre, janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përfliten kudo dhe situatat që krijohen vazhdojnë të jenë tema diskutimi për shumë shikues.

Një ndër situatat më të përfolura momentalisht është raporti i krijuar midis Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, ku ky i fundit ka shprehur një pëlqim mjaft të madh ndaj saj, por mesa duket moderatorja ka zgjedhur të mos i japë shumë “shpresa” duke hedhur poshtë mundësitë për krijimin e një lidhjeje mes tyre, të paktën në këto momente. Siç dihet dinamikat në atë shtëpi ndryshojnë dita ditës dhe nuk do të ishte çudi nëse mes tyre mund të krijohej diçka. Duke qenë se Kiara më datë 18 Janar ka ditëlindjen e saj, Luizi ka zgjedhur që buxhetin e tij të mos e prishë, por të blejë diçka simbolike për të. Por plani i tij është prishur pasi Tea dhe Kejvina kanë vendosur që buxhetin e tij personal ta vendosin në atë të shtëpisë, duke mos i lënë asgjë Luizit.

Kiara nuk është ndjerë mirë kur ka kuptuar se ai ka dashur t’i bëjë një suprizë dhe vajzat kanë vendosur të pengojnë realizimin e saj. Luizi mbetet në padijeni të kësaj situate, por Kiara ka vendosur ta diskutojë personalisht me Tean, ku janë shprehur:

Kiara: Më mirë ta kishe bërë dhe mos të më kishe thënë gjë mua.

Tea: Po ti nuk di gjë. Unë të pyeta vetëm nëse e do apo jo dhuratën.

Kiara: Ndihem keq. Unë nuk dua dhuratë dhe nuk dua të përfshihem. Nuk dua të bëj debat me Luizin.

Tea: Këtë gjë po e bëj unë. Vetëm doja ta dija nëse e doje.