Celebrities Film & Tv Gossip Music Ndryshe Showbiz

Më mirë një yll tani apo në atë kohë?! Albërie Hadërgjonaj kujton fëmijërinë: “E bukur edhe e dhimbshme…”

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj. Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë së shpejti tani në muajin nëntor.

Vazhdon që kënga të jetë jeta e saj për Albërien?

Tani gjyshe dhe vajzat thonë që çfarë do mami se u lodhe, por ato e kuptojnë dashurinë që kam unë. Jam rritur me muzikë dhe e kam ushqim shpirtëror. 

Më mirë yll në atë kohë apo sot?

Çdo epokë dhe çdo gjë e ka atë lezetin e vet. Mua më vjen mirë që kanë ardhur kohë të reja për rininë sidomos. Sa i përket muzikës më duket që është shumë comercial duke qenë se është edhe teknologjia në fuqi dhe nuk të lë kesh edhe atë ndejsinë e mirëfilltë të krijimtarisë dhe melodisë, instrumenteve siç bëhej njëherë e një kohë. Unë jam fanse e muzikës klasike të përjetshme. 

Si ka qenë fëmijëria e Albërie Hadërgjonaj dhe çfarë kujton ajo gjatë atyre viteve?

E bukur edhe e dhimbshme. E kam filluar karrierën shumë e vogël dhe jam rritur pa baba me një nënë të jashtëzakonshme që e ka humbur jetën për ne të tre. Kisha një gjyshe që qante përditë për babain tim edhe çdo mëngjes më puthte ballin dhe më thoshte se i kisha ngjarë atij. Jam rritur me shumë dashuri. 

Kur thonë që prindërit kur të vdesin bëhen ëngjëjt e tu mbrojtës, ndoshta edhe kjo ka qenë ajo që unë kam shkëlqyer gjithmonë. Frikën e kam pasur edhe e kam edhe sot në këtë moshë kur jam para audiencës së madhe dhe kur dua ta këndoj një këngë dhe ta përçoj atë emocion më duket sikur më vjen një dritë nga Zoti. Nuk e di por është mrekulli e Zotit.