Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Debatet mes Romeos dhe Eglës duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Romeo është nxehur mbrëmë me Eglën, të cilës në një moment iu drejtua duke i thënë se ‘është bërë e pafytyrë fare’ dhe se do të donte mos ta ksihte zgjedhur atë dhe Heidin pën në finale.
Më mirë të mos e kishte bërë atë zgjedhjen se po më del nga hundët. Po më del nga hundët. Finalja po më del nga hundët
View this post on Instagram
Vetëm pak më parë teksa konsumonte drekën në oborr, Egla i ka kujtuar Romeos historinë e këllqeve. Kujtojmë se disa javë më parë Albi Nako i është drejtuar Romeos me këto fjalë: “Ti nuk ke këllqe vëlla”, fjalë të cilat Albi ia ka dërguar përsëri me mesazhet e “Big Love” mbrëmjen e djeshme. E teksa Egla ia ka rikujtuar, Romeo është nxehur dhe të dy kanë debatuar.