Celebrities Gossip Showbiz

Me makina të shtrenjta dhe jetë luksoze/E pëson keq Hati dhe Jashari, policia…

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati i TikTok-ut, është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale ku promovon jetën e luksit, makinat e shtrenjta dhe veshjet e markave. Duket se pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit është kthyer në një problem.

 

Teksa së fundmi e reja ka postuar një video në autostradë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, sipas informacioneve që qarkullojnë në rrjet 19-vjeçarja dhe Jashari janë ndëshkuar nga policia. Ndër të tjera bëhet me dije se Hatixhes i është hequr patenta dhe gjithashtu, ka marrë një gjobë prej 20 000 lekë. Gjithashtu edhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.

Gjithçka nisi pasi ata publikuan në rrjetete sociale, momente teksa lëviznin me shpejtësi tejë normave të lejuara në zona të banuara.

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112…