“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të Top Channel , i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj dhe deri më tani ka realizuar me sukses dy sezone me shikueshmëri mjaft të lartë. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program tjetër televiziv.
Ky program rikthehet me një sezon tjetër televiziv më shpejt se sa mund ta mendonim. Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e ri dhe duket se ka ndodhur ajo që nuk pritej. Këtë herë binjakët nuk do të jenë më së bashku, pasi ka qenë vetë Romeo që ka lajmëruar se do të jetë vetëm si moderator. Emisioni fillon nga data 24 Mars dhe do të jetë pranë ekranit tuaj çdo të premte.
Në çdo projekt të vëllezërve Veshaj mbështetja e Bora Zemanit nuk ka munguar asnjëherë edhe në rrjete sociale. E së fundmi Bora ka shkruar disa fjalë për Romeon dhe sezonin e ri të “Më lër të flas” ama këtë herë nuk ishin ato që prisim. Për shkak se Romeo do të jetë pa Donaldin, Bora është shprehur se as nuk do e shikoj emisionin.
Më fal për sinqeritetin, por nuk do të ndjek!
Ditën e sotme Donaldi ka shpërndarë promon e emisionit në Instastoryn e tij dhe ka shkruar disa fjalë mbështetëse për Romeon me fillimin e sezonit të ri, ku mesa kuptohet edhe vetë Donaldi pohon se nuk do të jetë këtë sezon.