Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Erjola dhe Silvi kanë biseduar mbrëmë së bashku rreth familjes së tyre, duke treguar detaje nga jeta e tyre private. Moderatorja ka treguar më shumë rreth ndjesive të saj dhe mungesës së babait.
Erjola: Kur ndodhin shumë ngjarje, situata njëra pas tjetrës, ka nevojë njeriu të ketë konfirmime ose të takojë familjarët. Mua herë pas here më kujtohet dhe babi që unë nuk e kam. Aty pastaj prekem se nëse mami vjen më takon një ditë, janë ca njerëz që…
Silvi: Ku jeton mami?
Erjola: Këtu jeton, por unë jetoj vetëm.
Visualizza questo post su Instagram