Lifestyle Love & Sex

Me këto 3 shprehje, ju nuk do të ndaheni kurrë!

Komunikimi është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie të shëndetshme. Por, shpeshherë mund të keni debate të forta, zënka e keqkuptime me partnerin tuaj. Nëse nuk dini si t’i ndaloni ato dhe e keni të vështirë të shkelni egon tuaj, lexoni shprehjet që do t’u japin fund debateve në çift.

1. “Më fal”

Të kërkoni falje mund t’ju duket  e vështirë, sidomos nëse jeni persona krenarë apo me ego. Por nuk ka asgjë të keqe të kuptoni gabimet tuaja e të tregoni pendesë për to. Një kërkim i sinqertë faljeje, mund t’i sheshojë debatet mes çiftit. Partneri juaj do të qetësohet, dhe ju do të ndiheni më mirë pasi keni kërkuar falje.

2.“Faleminderit”

E keni menduar ndonjëherë sa rrallë tregoheni mirënjohës për gjërat dhe njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj? Mos ndoshta ju ka mbytur rutina dhe keni harruar se sa me fat jeni? Epo, nëse doni një lidhje të shëndetshme falenderojeni herë pas here partnerin tuaj që ju ka zbukuruar jetën.

3. “Të dua”

Kësaj liste sigurisht që nuk do të mund t’i mungonte thënia kaq e fuqishme “Të dua”. Ndonjëherë problemet e përditshmërisë mund t’ju përfshijnë e ju të harroni t’i shprehni dashurinë partnerit. E dimë që dashuria shprehet dhe me gjeste gjithashtu, por mos harroni që herë pas here partneri juaj ka nevojë të dëgjojë se ju e doni.