Drini Zeqo dhe Dea Vieri, janë përfolur për një lidhje romantike, pasi vetë ata postuan pak kohë më parë një foto në Instagram. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar zyrtarisht, Drini intervistoi Dean në “Top Arena”, ku të dy dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe pyetjet ishin pak të sikletshme. Ndër pyetjet e gazetarit ishin se pse e ka hequr foton nga profili i saj, nëse shoqet e saj mendojnë që është i bukur, apo nëse ka ndjenja për të.
Drini: Pse ne të dy nuk kemi asnjë foto në Instagram?
Dea: Ne e kishim një, por ti më kërkove që ta fshija.
Drini: Unë?
Dea: Nuk e priste që ta thoja, por nuk më mban më shpirti Drin.
Drini: Me kë ishe në Mykonos?
Dea: Isha vetëm.
Drini: Foto si i bëje?
Dea: Nuk kam bërë asnjë foto, s’kishte kush, po ti mos u bëj xheloz.
Drini: Mund ta thonë për mua shoqet e tua që ke të dashurin më të bukur?
Dea: Po patjetër, do thoshin sa i mirë, nuk jam aq xheloze.
Drini: Pra ti ke ndjenja për mua?
(Dea qesh)
Drini: E mora përgjigjen.
Dyshja përfundojnë intervistën me një kërcim, ndërsa Dea i thotë:
Mua nuk më ke, por të paktën ke një pozicion të ri pune.