Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.
Së fundmi, Dafina gjatë një interviste, ku ka folur rreth jetës së saj personale dhe shumë të tjera. Këngëtarja edhe se shumë e pëlqyer nga publiku si çdo artistë tjetër merr edhe mesazhe negative dhe kërcënuese nga ndjekësit e për këtë Dafina është shprehur:
Komentet në Instagram i lexoj kur kam kohë. Një ofendim aty më shumë më bën për të qeshur. Më kërcënojnë dhe sërish qesh
Këtë fillim sezoni veror, artistja ka publikuar 5 projekte muzikore, 4 prej tyre në bashkëpunim dhe një soli e padyshim të gjitha numërojnë miliona klikime në platformën YouTube duke rezultuar një sukses i vërtetë. E për gjithë mbështetjen e madhe nga ndjekësit e saj, së fundmi me anë të një postimi në Instastory i ka falenderuar publikisht me fjalët më të bukura.