Një 16-vjeçare nga Greqia ka rënë pre e përdhunimit të babait të ish- të dashurit të saj. Ngjarja u bë me dije një ditë më parë pasi babai i vajzës ka bërë denoncimin në polici ndaj 44-vjeçarit i cili kishte muaj që abuzonte me vajzën e tij.
Së fundmi vajza ka deklaruar në polici duke thënë se 44-vjeçari e kishte bërë të ndihej në faj dhe gjithashtu e ka kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.
Në një rrëfim rrënqethës ajo tregoi të gjithë ngjarjen sesi babai i ish-të dashurit të saj e abuzonte prej disa muajsh. “Më bëri të ndjej pendim. Se është faji im që po ndodh e gjithë kjo”, shtoi e mitura.
Ajo ka treguar se pasi ajo u nda nga djali i 44-vjeçarit ai ishte ofruar ta ndihmonte të pajtohej sërish me djalin e tij dhe se atë e shikonte si vajzën e tij. Më pas i rrituri ka filluar të shantazhojë dhe kërcënojë të miturën duke bërë që ajo nga frika të binte pre e tij.
Babai i vajzës ka deklaruar në polici se abuzuesi kishte që në qershor e deri në datën 19 të muajit gusht që kishte abuzuar mbi 10 herë me vajzën e tij. Gjithashtu ai deklaroi se 44-vjeçari pasi ka përdhunuar të miturën, të nesërmen ishte takuar me të për të diksutuar çështje pune.
Të gjitha këto janë në mesazhe dhe dialogë në Instagram të cilat ai është kujdesur t’i fshijë, por Policia i ka në dosjen që ka hapur. Ai kishte një guxim të tillë sa kishte kontakte me mua. Më thirri dhe më miqësoi. E ka përdhunuar në datën 19 të muajit dhe në datën 20 ka lënë takim me mua për të bërë një punë…- shtoi babai i viktimës së mitur.