Së fundmi artistja e njohur Ariana Grande ka hedhur një dritë të re mbi divorcin e saj nga Dalton Gomez, ku nëpërmjet tekstit të këngës së re ajo flet për një tradhti nga ana e tij. Ylli i popit publikoi albumin e saj të fundit, “Eternal Sunshine”, ditën e sotme dhe në këngën titullare, ajo flet për një burrë i cili ka luajtur me të nëpërmjet gënjeshtrave dhe mashtrimeve.
Vargjet e këngës thonë…
Unë kurrë nuk kam parë dikë të gënjejë si ti
Aq shumë, sa madje edhe ti fillon të mendosh se është e vërtetë
Pra, tani ne luajmë skenat tona të veçanta
Tani, tani ajo është në shtratin tim
Tani jam në kokën time, pyes veten se si do të përfundojë.
Në pamje të parë, Ariana duket se po akuzon drejtpërdrejt Dalton-in këtu dhe e quan të dashurin e saj aktual Ethan Slater “si djalë i mirë’ në këtë histori. Më 17 korrik u raportua se Ariana dhe Dalton ishin ndarë pas dy vitesh martesë. Asnjëri prej tyre nuk e komentoi publikisht ndarjen, por brenda një muaji ata kishin paraqitur në të njëjtën kohë divorcin, duke përmendur “dallimet me njëri-tjetrin” si arsyen e ndarjes.
Në janar 2023, Dalton u fotografua duke vizituar Ariana-n në Londër dhe burimet pretendonin se udhëtimi ishte një “përpjekje e fundit” për të shpëtuar martesën por gjithçka duket se nuk gjeti zgjidhje dhe përfundoi në divorc.