Reperi, 45-vjeçar, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Bianca-n dhe dyshja janë parë me unazë martese në duar. Pavarësisht mbajtjes së një ceremonie martese, bashkimi nuk është i ligjshëm sepse dyshja nuk duket se kanë dorëzuar një certifikatë martese, raporton portali “TMZ”. Nuk është e qartë se sa kohë dyshja njiheshin ose kishin lidhje, por Bianca iu bashkua kompanisë “Yeezy” të Kanye-it në nëntor të vitit 2020.
Ajo renditet si Shefe e Arkitekturës dhe e siguroi pozicionin pas marrjes së një masteri në Arkitekturë në “Universitetin e Melburnit” në Australi. Portali “MailOnline” ka kontaktuar përfaqësuesit e Kanye për komente të mëtejshme.
Muajin e kaluar, Kanye bëri një dedikim për ‘gruan’ e tij të ardhshme, duke rinovuar këngën, “Censori Overload”, duke përmendur mbiemrin e saj. Në tekstet e këngëve ai tregoi se qëndroi beqar para se të vinte unazën, duke kënduar:
Dhe Bibla tha, nuk mund të bëj më seks deri në martesë.
Kënga duket se i referohet ndarjes së tij nga Kim, duke u nisur me vargjet:
Waking up to, I can’t do this anymore.
Të hënën, reperi u pa duke biseduar me Bianca-n dhe duke ngrënë mëngjesin në “Waldorf Astoria” në Beverly Hills. Kanye, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye, kishte veshur një xhup të fryrë ngjyrë jeshil dhe unazat e tyre dalloheshin dukshëm, teksa po hanin në restorant.
Biznesmenja Bianca u rrit në Melburn, Australi dhe mori një diplomë në degën Arkitekturë nga universiteti i qytetit. Gjatë kohës së saj si studente, Bianca krijoi kompaninë e saj të bizhuterive të quajtur “Nylon’s Jewellery”. Pas diplomimit, Bianca vazhdoi të ishte konsulente projektimi për një vit përpara se të punonte si studente arkitekte për tre vjet. Më pas ajo vazhdoi të përfundonte një master midis viteve 2019-2020 përpara se të kalonte në Los Angeles kur mori punën në kompaninë “Yeezy”.