Celebrities Gossip Showbiz

“Më ke pushtuar zemrën”/ Justin dhe Hailey Bieber festojnë 5-vjetorin e martesës!

Ditën e sotme, Justin dhe Hailey Bieber festojnë 5 vite martesë. Në këtë përvjetor të rëndësishëm ata nuk i kanë kursyer fjalët e bukura për njëri-tjetrin, sidomos këngëtari i njohur. Në një seri fotosh të tyre në “Instagram” Justin shkruan:

“Për më të shtrenjtën. 5 vite. Më ke pushtuar zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim deri në kockat e mia se ky udhëtim me ty vetëm do të tejkalojë pritjet tona më të mëdha. Pra, le të vazhdojmë të ëndërrojmë. Gëzuar përgjithmonë. Të dua me çdo fije të qenies sime. GËZUAR 5 VJETORIN!!!”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Edhe Hailey nga ana tjetër e bëri dedikimin për dashurinë e saj, ku në një postim me foto të tyret shkruan:

“5. Të dua”.

Kujtojmë që së fundi dyshja janë përfolur se janë në pritje të fëmijës së parë. Megjithatë, as Hailey dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë konfirmuar apo folur për spekulime të tilla. Edhe pse Justin dhe Hailey Bieber të dy kanë shprehur dëshirën e tyre për të pasur fëmijë së bashku, ka diçka që e pengon themeluesin e Rhode Skin. Në një intervistë të re me The Sunday Times, modelja 26-vjeçare u shpreh e sinqertë për një arsye që ajo ka frikë të zgjerojë familjen e tyre.