Celebrities Music Showbiz

“Më ke prishur imazhin, shihemi në gjykatë”/Capital T akuzon gazetarin për shpifje!

Këngëtari i njohur Capital T, ka bërë një deklaratë të fortë në llogarinë e tij në Instagram për një shpifje që e ka prekur personalisht. Ai ka reaguar ndaj një pretendimi të bërë nga gazetari Robert Bojaj dhe një i ftuar në emisionin e tij.

Në një intervistë të fundit, ata pretenduan se Capital T i kishte kërkuar një artisti 50.000 euro për të realizuar një këngë me të. Në një video të publikuar në Instagram, Capital T mohon këto akuza dhe i cilëson si shpifje. Ai thekson se nuk ka kërkuar kurrë para për bashkëpunime muzikore dhe se muzika për të është një pasion, jo një mundësi për fitime financiare.

Këngëtari i bëri thirrje Robert Bojaj për të kontaktuar dhe verifikuar informacionin përpara se të bëjë akuza të tilla, duke shtuar se tani do të ndjekë një veprim ligjor për të mbrojtur imazhin e tij. Capital T tha në video:

Rastësisht e pashë emisionin e një gazetari që e ka emrin Robert Bojaj, që më njeh dhe ka kontakt me mua. Ai po pretendon se unë i kam kërkuar një x artisti 50.000 euro për bashkëpunim, këto janë komplet shpifje dhe rrena. Kurrë në jetën time nuk i kam lyp askujt para për bashkëpunim. Sepse unë muzikën e bëj për qejf dhe e bëj me njerëzit që më kanë pëlqyer çfarë bëjnë dhe më ka pëlqyer muzika e tyre. Dhe kam bërë muzikë për qejf, s’kam bërë muzikë për të marrë para. Kështu që ti e ke pasur mundësinë Robert të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, por tani s’ke më punë, i ke hapur probleme dhe atij djalit që e vure në siklet me zor u mundove t’ia nxirrje fjalët, keni për të shkuar të dy në gjykatë për prishje imazhi. Edhe tani vërtet keni për të paguar nga 50.000 euro të dy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Rikujtojmë se, artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, shumë shpejt do të vijë në Tiranë për koncertin e tij. Artisti do të organizojë “Time Capsule III – The Return” në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”.