Shumë prej nesh ëndërrojnë për një gjumë të mirë të natës dhe një mëngjes të bukur pa zhurmën e alarmit. Duket sikur gjithçka që na nevojitet është gjumi dhe jeta do të përmirësohet menjëherë pasi të flemë sa të duam. Megjithatë, gjumi në fakt mund të kthehet nga miku ynë në ‘armik’ nëse kënaqemi me të pa asnjë kufi. “Bright Side” shpjegon pse gjumi i tepërt ka efekte anësore.
1. Mund të ndiheni të rraskapitur gjatë gjithë kohës.
Duke fjetur shumë nuk do t’ju bëjë të ndiheni të freskët dhe energjikë. Përkundrazi, do të përjetoni lodhje dhe mungesë vullneti për të bërë asgjë. Sasia e rekomanduar e gjumit është 7-9 orë për të rriturit. Nëse flini më shumë se kaq, truri juaj ndihet i mjegulluar, duke ju lënë të paaftë të përqendroheni.
2. Mund të jeni të prirur për dhimbje koke.
Kjo është një shenjë e zakonshme e gjumit të tepërt, e cila shkaktohet nga mosfunksionimi i neurotransmetuesve. Gjumi i tepërt zakonisht sjell dhimbje koke të tipit tension. Për më tepër, nëse gërhitni, ka më shumë gjasa të zgjoheni me dhimbje koke. Një sondazh tregoi se 60% e gërhitësve janë të prirur ndaj dhimbjeve të kokës.
3. Gjendjet tuaja kronike mund të përkeqësohen.
Shumë shpesh, gjumi i tepërt përkeqëson depresionin kronik dhe gjendje të tjera, të tilla si dhimbjet e shpinës. Për më tepër, nëse vuani nga apnea e gjumit, (kur ndaloni së marri frymë për 10 sekonda ose më shumë, të paktën 5 herë në një orë, gjatë gjumit) mund të qëndroni më gjatë në shtrat për shkak të cilësisë së dobët të gjumit. Si pasojë, kushtet e zemrës mund të përkeqësohen.
4. Mund të ndiheni lehtësisht të irrituar.
Në vend që të ndiheni të lumtur dhe plot energji, ka më shumë gjasa të zgjoheni të mërzitur dhe pa humor. Zgjimi duke u ndjerë tashmë i lodhur dhe duke kuptuar se nuk mund të jeni aq produktiv sa do të dëshironit, ju prish humorin dhe ju bën nervoz dhe të zemëruar.
5. Mund të plakeni para kohe.
Jo vetëm që fytyra juaj plaket më shpejt, por edhe truri juaj. Vlerësohet se kjo e fundit mund të plaket deri në 2 vjet. Gjumi i tepërt shkakton probleme me kujtesën dhe përqendrimin. Përveç kësaj, gjumi i tepërt ngadalëson metabolizmin dhe shkakton shtim në peshë. Siç dihet, sa më të vjetër të jemi, aq më i ngadalshëm bëhet metabolizmi.