Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
E ftuar së fundmi tek “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën në “E Diell”, ka qenë ish-banorja e “BBV3”, Meri Shehu, e cila u eleminua javën e kaluar. Meri tregoi mes lotësh një histori të dhimbshme që ka kaluar kur ishte studente, ku disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.
Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan të universiteti. Aty po kërkoja një autobus pas disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër. Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarakë që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë…
Gjatë intervistës Meri tregoi një histori me Erjola Docin, të cilën e kishte përmendur edhe brenda shtëpisë, ndërsa sot e sqaroi se çfarë kishte ndodhur.