Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Teksa po bisedonte me Julin, Romeo shprehet se ‘gjithë situata e ka mërzitur shumë’, duke shtuar se ‘kanë mosmarrëveshje me Heidin dhe Meritonin që nga dita 1’. Nga ana tjetër, Juli e ka këshilluar se si është më mirë të veprojë.
Romeo: Më ka mërzitur shumë
Juli: Po është skemë
Romeo: Gjithë situata më ka mërzitur shumë
Juli: Ti nuk duhet të reagosh se mund të të fusin në lojë
Romeo: Po s’ka lidhje, unë jam…
Juli: Të fut në lojë të keqe
Romeo: Nuk reagoj se… kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, hidh njëri e prit tjetri
Juli: Ça mosmarrëveshje, ku është thelbi?
Romeo: Zihen me njëri-tjetrin që nga dita 1
Juli: Po pse?
Romeo: Po se pëlqejnë njëri-tjetrin
Juli: Iku dita e parë, kanë pasur një pauzë, tani kapet tek ideja që mos të ishit bashkë, do e kisha shkatërruar. Aty te klipi. Kaq mo burrë
View this post on Instagram
Në një bisedë të bërë me Gracianon, Juli u shpreh se sulmi që po i bëhet Heidit është për shkak se banorët me të cilët ajo ka patur përplasje të forta, i tremben faktit se ajo mund të shkojë në finale.