Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Më ka marrë malli për Romeon”, Jul Dela flet për lidhjen e aktorit me Heidin!

Aktori i humorit, Julian Deda, në një intervistë për “Pushime On Top”, ndër të tjera foli edhe për çiftin Romeo dhe Heidi, të cilët i ka pasur miq e rivalë gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP. Ai tregoi se ka takuar disa nga banorët gjatë verës, ndërsa u shpreh se e ka marrë malli për Romeon, një nga kundërshtarët e tij më të fortë në lojë.

Ai thotë:

Më ka marrë malli për Romeon, ah Romeo Romeo… Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mu, po lëre.

Juli tha gjithashtu se nuk ka takuar asnjë nga të dy, por dha një mesazh të ngrohtë për lidhjen e tyre. Aktori u shpreh:

Jo asgjë nuk ka ndryshuar, Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë. Kanë shkuar në Topana, i pashë. Iu uroj më të mirat të dyve, nëse ata kanë vendosur ta vazhdojnë atë që nisën në Big Brother, iu uroj gjithë të mirat. U plakshin bashkë.

Ju rikujtojmë se ish-finalisti i “Big Brother VIP3”, Julian Deda, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale që pas mbarimit të reality show-t. Ai ndan me ndjekësit e tij të shumtë momente të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë edhe postimet për të qeshur. Por ditën e sotme, aktori i dashur për publikun ka bërë një dedikim shumë të veçantë për nënën e tij, e cila feston ditëlindjen. Bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me nënën e tij, artisti i drejtohet duke i thënë “ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë“. E jo vetëm kaq, pasi Juli në këtë dedikim kujton edhe babain e tij të ndjerë, Zef Deda.