Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ditën e sotme, aktori i dashur për publikun ka publikuar një fotografi me babain e tij të ndjerë, Zef Deda. Aktori i mirënjohur ndërroi jetë 7 muaj më parë. Juli shprehet i përmalluar për të atin dhe shprehet se i mungon pafund buzëqeshja e tij. Aktori edhe kur ishte pjesë e BBV3, shpesh herë e kujtonte të atin dhe përlotej për të.
Sot, 7 muaj pa ty. Prehu i qetë zemra ime. Të dua shumë…! Më ka marrë malli për buzëqeshjen tënde Babo
Ish-finalisti i BBV3, Julian Deda, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet me ish-banorët që bëri rrugëtimin e tij në reality show. Aktori i dashur për publikun ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet Rike Roçi. Në foton në fjalë ai ka zbuluar se edhe pse ende nuk janë takuar, ata flasin me kamerë bashkë.