Britney Spears ka bërë një reagim në rrjetin e saj social Instagram në lidhje me pjesën se Kevin nuk ka dashur ta shikojë kur ajo ka qenë shtatëzanë. Por ky postim ëstë fshirë shumë shpejt. Siç mund ta dini, martesa trevjeçare e Britney dhe Kevin mori fund zyrtarisht në 2007, një vit pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.
Një nga burimet më të mëdha të mosmarrëveshjeve mes ish-çiftit ishte kujdestaria e dy djemve të tyre, Preston dhe Jayden – të cilët tani janë 16 dhe 15 vjeç. Britney fillimisht kërkoi kujdestarinë ligjore dhe fizike të fëmijëve, duke kërkuar që Kevin të merrte vetëm të drejtën për “vizita të arsyeshme” megjithëse dyshja përfundimisht ranë në një marrëveshje dhe planifikuan të ndajnë kujdestarinë në mënyrë të barabartë.
Megjithatë, në vitin 2008, Kevinit iu dha kujdestaria e vetme e djemve pasi Britney përjetoi një krizë të shëndetit mendor. Ata ranë dakord për një marrëveshje në të cilën ajo do të merrte dy vizita gjatë ditës dhe një gjatë natës në javë. Marrëdhënia e tyre si prindër ka pasur ulje-ngritjet e saj gjatë viteve, megjithëse mori një goditje të paharrueshme në 2018 pasi Kevin kërkoi një rritje në 20,000 dollarë për pagesën mujore për mbështetjen e fëmijëve që ai merrte nga Britney, e cila tashmë mbulonte të gjitha shpenzimet e fëmijëve të tyre, duke përfshirë shkollën, sigurimin dhe veshjet.
Kevin u kritikua për kërkesën, e cila shpejt u etiketua publikisht si një rrëmbim parash. Si rezultat, ai është përballur me reagime të mëdha nga fansat e Britney, të cilët e kanë akuzuar atë se është “i fiksuar me para” dhe se nuk e ka mbështetur emocionalisht atë veçanërisht duke pasur parasysh se ajo kaloi 13 vjet duke jetuar në ato kushtet. Siç e dini ndoshta. Britney mbeti nën marrëveshjen ligjore nga 2008 deri në nëntor 2021, kur më në fund u ndërpre në gjykatë pas një beteje të rëndë.
Në fillim të këtij muaji, Britney ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e parë së bashku të saj dhe të fejuarit Sam Ashgari. Duke njoftuar lajmin në një postim të sinqertë në Instagram. Por pas këtij lajmi të shumtë kanë qenë fansat të cilët me anë të postimeve në Twitter kanë reguar duke kërkuar që dalin në dritë fakte në lidhje me mbështetjen që ikona e muzikës ka marrë nga Kevin kur ka qenë shtatëzanë. Një përdorues kishte shkruar se:
Ajo tha se Kevin e injoroi atë kur ishte duke pritur fëmijën e tyre. A kujdesej ai për mirëqenien e tyre?
Disa përdorues menduan se Britney mund të hyjë në më shumë detaje për të kaluarën e saj me Kevin në kujtimet e saj të ardhshme, në librin e saj për të cilin ajo nënshkroi një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh disa muaj më parë.