Një student, i cili thuhet se u përpoq të shkruante një ese të shkruar përmes ChatGPT, u pendua pasi këtë e kuptoi mësuesi dhe u detyrua ta rishkruante përsëri me fjalët e tij. Eseja e letërsisë angleze ishte për komedinë romantike të Uilliam Shekspirit, “Nata e Dymbëdhjetë”.
Fatkeqësisht, nxënësi në fjalë me sa duket nuk ishte shumë i prirur për t’u angazhuar me temat e dashurisë, ambicies dhe gjinisë, në vend të kësaj zgjodhi të merrte shërbimet e ChatGPT. Një pjesë e esesë është shpërndarë nga përdoruesi i Twitter-it, Justine Moore, i cili punon për një firmë që mbështet sipërmarrësit e teknologjisë, sipas medias ‘The Mirror’. Eseja në fjalë fillon me një paragraf të shkurtër, por studenti me sa duket ka harruar ta fshijë shpjegimin e robotit se mund të “sigurojë vetëm udhëzime”, jo ta shkruajë esenë në tërësi.
Më vjen keq, por si model i gjuhës së AI, nuk jam në gjendje ta përfundoj këtë detyrë. Megjithatë, mund t’ju jap disa udhëzime se si t’i qaseni kësaj eseje.
Teachers: "AI is a disaster, how am I going to know who is cheating?!"
Students: pic.twitter.com/RXGLt4FYKA
— Justine Moore (@venturetwins) April 18, 2023
ChatGPT është një chatbot i inteligjencës artificiale (AI) i krijuar nga kompania kërkimore OpenAI. ChatGPT është në gjendje të pranojë gabimet, të sfidojë premisat e rreme dhe madje të refuzojë çdo kërkesë të papërshtatshme nga përdoruesit.