Ajo ndoshta nuk i ka detyrimet e shumta siç i kishte kur ishte Zonjë e Parë e SHBA-së, megjithatë dita e Michelle Obamës vazhdon të jetë e zënë dhe plot aktivitete. Michelle vlen të theksojmë se ka punuar shumë sidomos për librin e vet me kujtime, botuar në 2018, ‘Becoming’, librin pasues dhe tani një dokumentar në Netflix. Megjithatë rutina e saj e kujdesit ndaj vetes është strikte dhe Michelle sapo na tregoi se si nis një ditë e zakonshme e saj.
Zakoni im numër një i përditshëm është t’i japë vetes leje të jem e lumtur. Është fizike dhe mendore; është dieta, aktiviteti fizik dhe gjendja ime emocionale. Kjo është e gjitha e lidhur së bashku. Rutina ime e përditshme nis me stërvitje.
Në një intervistë me ‘NPR’, trajneri personal Cornell McClellan, tha se pavarësisht agjendës së ngjeshur, Michelle i jep përparësi ushtrimeve fizike. Ajo e fillon ditën e saj me stërvitje në 4 të mëngjesit dhe kjo rutinë e ka ndjekur që kur vajza e saj e parë, Malia, ishte vetëm disa muajshe.
Fillova të ngrihesha në orën 4:30 të mëngjesit dhe të shkoja në palestër. Me ushtrime, sa më shumë ta bëni, aq më shumë futeni në atë rrjedhë. Dhe sa më shumë të shihni rezultate, aq më shumë motivoheni për nivelin tjetër.
Së fundmi megjithatë, Michelle e ka zhvendosur stërvitjen e saj drejt rutinash më të orientuara nga joga, me fokus në ekuilibrin dhe fleksibilitetin. Rikujtojmë, se ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, është nderuar së fundmi nga Muzeu i të Drejtave Civile në SHBA. Muzeu Kombëtar i të Drejtave Civile në Memphis, Tennessee njoftoi se Michelle kishte marrë të ashtuquajturin Çmimin e Lirisë për “kontributet e saj të rëndësishme në të drejtat civile dhe të njeriut”. Obama ishte në krah të bashkëshortit të saj dhe ish-Presidentit amerikan Barack Obama.
Lëvizja protestuese ‘Fushata e të varfërve’ e iniciuar nga Michelle Obama u nderua gjithashtu në ngjarjen gala. Muzeu Kombëtar i të Drejtave Civile, i hapur 30 vjet më parë, është ndërtuar rreth ballkonit të ish-Motel Lorraine në Memphis, ku aktivisti për të drejtat civile Martin Luther King u vra në 1968. Fituesit e Çmimit të Lirisë së kaluar përfshijnë Oprah Winfrey, Stevie Wonder, Harry Belafonte dhe Nelson Mandela.
Michelle u shpreh se:
Disa prej tyre janë jehonë e asaj me të cilën u përballën ata breza të mëparshëm. Urrejtje, fanatizëm, diskriminim. Të drejtat e votimit po anulohen. Brutaliteti i policisë kërcënon shumë nga të dashurit tanë. Por disa sfida, janë të reja ose më urgjente për kohën tonë. Njerëzit në pushtet që nxisin një sulm ndaj Capitol-it tonë. Rreziku i një klimë në ndryshim që kërcënon të gjithë planetin tonë. Unë as nuk e kam përmendur virusin që tashmë ka marrë jetën e gati 700,000 amerikanë … pra, është e natyrshme të ndiheni të dërrmuar këto ditë.