Celebrities Gossip Showbiz

Më joshëse se kurrë, Luana Vjollca mahnit me fotot e reja nga pushimet në vendin ekzotik!

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të njohura të televizionit tonë. Bukuroshja padyshim që tërheq vëmendje si me sukseset e saj ashtu dhe me hiret tejet të bukura që nuk ngurron t’i shfaqë në rrjete sociale.

Së fundmi, teksa ka marrë disa pushime për t’u relaksuar në një vend ekzotik, më saktë në Mauritius që ndodhet në juglindje të kontinentit të Afrikës. Gjatë këtyre ditëve, prezantuesja nuk ka ngurruar të ndajë me ne mjaft foto provokuese, por më të fundit janë vërtet mahnitëse. Vetëm pak më parë, si një luaneshë e vërtetë, teksa ndodhet në pishinë, ajo ka ndarë disa foto me ne nga pushimet e saj.

Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget. Një ditë pas ardhjes në jetë të Marget, teze Luana reagoi me një shkrim në Instastory teksa u shpreh se është “ndjesia më e bukur në botë”.

Disa ditë para se Marina të bëhej mama, ajo dhe Luana ndanë disa foto shumë të ëmbla së bashku, teksa kjo e fundit u shfaq duke prekur barkun e rrumbullakosur të Marinës.

Rikujtojmë se, përpos angazhimit të saj si prezantuese prej të cilës ka marrë një pauzë këtë periudhë, Luana ka qenë paksa e angazhuar edhe në muzikë ku gjatë vitit të kaluar kënga më e fundit nga ajo “1 Mijë Vjet” ka mbi 1 milion klikime. Teksa kanë kaluar gjashtë muaj nga publikimi, bukuroshja ende nuk ka paralajmëruar për ndonjë projekt të ri në muzikë.