Aktualitet

“Më jep paratë, ose të publikova…”/ Shantazhoi një person për t’i marrë paratë, arrestohet 35-vjeçari!

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë nën akuzat për shantazh dhe vjedhje të të dhënave personale. Arion Hyseni, i cili është kapur në flagrancë, dyshohet se ka shantazhuar një 31-vjeçar, duke kërkuar 40,000 euro në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që kishte gjetur në llogarinë e vjedhur të Instagramit të viktimës.

Hyseni u kap gjatë momentit kur po merrte paratë nga 31-vjeçari që ai kishte kërcënuar. Policia e Tiranës ka ndërmarrë veprime të shpejta për të ndaluar Hysenin, i cili akuzohet për dy vepra penale: “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike.”

Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha aspektet e këtij krimi.