Lajmet e fundit

“Më jep pak nga fryma jote”/ Ndodh puthja e parë mes Heidit dhe Romeos!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Ata kalojnë momente shumë të bukura së bashku dhe herë pas here i shprehin njëri-tjetrit pëlqimin që kanë. Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi dje ka ndodhur edhe puthja e parë mes tyre.

Romeo dhe Heidi mbrëmjen e djeshme i kanë shprehur ndjenjat njëri-tjetrit dhe më pas kanë shkëmbyer një puthje mjaft pasionante.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Je shumë e bukur.

 
Heidi: Edhe ti, të pëlqej shumë. (puthen)

Romeo: Më jep pak nga fryma jote.

 
Heidi: Jo.

Romeo: Do më lësh pa frymë?