Film & Tv Showbiz

Më i shikuari në Netflix, filmi i harruar i Tim Burton arrin suksesin e madh pas 8 vitesh!

“Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children” i vitit 2016 është i disponueshëm në Netflix nga 30 shtatori dhe çuditërisht ky film i harruar arriti numrin një në listën e shërbimeve më të ndjekura të transmetimit. Regjisori i filmit, Tim Burton aktualisht po shijon suksesin e madh të “Beetlejuice Beetlejuice”, vazhdimi i klasikut të tij të vitit 1988.

Ndërkohë, Burton drejtoi disa filma të tjerë fantazi, duke përfshirë “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children”, një aventurë fantastike mbinatyrore me Eva Green në rolin e Miss Peregrine. Sipas Netflix, “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children” debutoi në vendin e parë në top top 10-she të Netflix-it për javën nga 30 shtatori deri më 6 tetor me 7.1 milionë shikime, që barazohet me 15.1 milionë orë shikimi.

Kasti përfshin Eva Green, Asa Butterfield, Chris O’Dowd, Allison Janney, Rupert Everett, Terence Stamp, Ella Purnell, Judi Dench dhe Samuel L. Jackson. Reagimet nga kritikët ishin të përziera, por kryesisht pozitive, me komente që vlerësonin filmin si një projekt të përshtatshëm për stilin unik vizual të regjisorit Tim Burton.

Megjithatë, shumica e kritikëve pajtohen se filmi shquhet më shumë si një spektakël vizual sesa një histori bindëse. Nga ana tjetër, ai ka një rezultat prej 64% në Rotten Tomatoes nga kritikët dhe 60% nga audienca.