Botë e Çuditshme

Më i madhi i kapur ndonjëherë, peshkatari italian zbulon peshkun mustak gjigant!

Një peshkatar italian “luftoi” për rreth 45 minuta në lumin Po derisa arriti të kapte një peshk mustak gjigant, i cili është gati 3 metra i gjatë dhe mund të jetë ndoshta më i madhi i kapur ndonjëherë. Pasi arriti ta nxirrte në breg të lumit dhe realizoi foto me të, peshkatari vendosi ta lëshonte sërish gjigantin. Alessandro i cili peshkon prej 23 vitesh u shpreh se:

Shpresoj që një tjetër peshkatar të përjetojë gëzimin që më dha mua. E kuptova shpejt se kisha kapur një përbindësh. Adrenalina ishte në maksimum, ndërsa frika se mund ta më shpëtonte ishte e madhe, por në fund ia dola.

Rikujtojmë, se një peshk i madh dhe i kuq u kap para disa muajve në Francë. Peshkatari Andy Hackett kapi peshkun më të madhin në botë, që peshonte 30,5 kg. Sipas mediave angleze, këtij peshkatari iu deshën 25 minuta që të kapte këtë peshk të kuq të rrallë.