Sport

Më i kritikuari i Kombëtares, Elseid Hysaj shkon dhe feston i vetëm me Tifozët Kuq e Zi! (Video)

Shqipëria mori një barazim të vyer përballë Kroacisë, me rezultatin final 2-2, që ngjan si një fitore për ne, për shkak të golit në minutat e fundi nga Klaus Gjasula.

Pas përfundimit të ndeshjes, më i kritikuari i këtyre ditëve të fundit në Kombëtare, Elseid Hysaj, shkon i vetëm dhe feston përpara Tifozëve Kuq e Zi.

Një moment tepër emocionues, duke marrë parasysh edhe urrejtjen që futbollisti Shkodran mori gjatë kësaj periudhe. (VIDEO)

Shqipëria ka marrë një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11’ me anë të Qazim Laçit pas një goditje me kokë.

Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, kroatët shënuan dy herë në dy minuta me Kramaric dhe një autogol të Gjasulës.

Por ishte pikërisht ky i fundit, i cili në frymën e fundit të gabimit korrigjon gabimin e tij dhe i jep barazimin skuadrës së Sylvinhos.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e një pike në grupin B, po aq sa edhe Kroacia.