Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Një debat ka ndodhur mes Ilnisës dhe Eglës, ku kjo e fundit i përmendur vajzën, gjë e cila nxiti më shumë debatin. Në një përplasje tjetër mes të dyjave, ka pasur dhe një konfrontim fizik.
Ilnisa: Mos e zër emrin e vajzës në gojë o krijesë e mjerë.
Egla: Çfarë ke, para dy ditësh më ke thirrur me emrin e vajzës.
Ilnisa: O krijesë e mjerë, o njeri i rënduar.
Egla: Çfarë ke, kush ta shau vajzën?
Ilnisa: Të ishin gratë si ty…
Egla: Të ishin gratë si ty do ishte një dramë e madhe.
Ilnisa: Ti je më keq se fjalët që më thua. Merre pasqyrën dhe shihe veten.
Egla: Mos më prek.
Ilnisa: Po ç’të të prek unë ty, shiko si je ti? Unë di që nuk preket banori duke bërë rënkime të tilla. Ajo më gjuajti me bluzë në fytyrë.
Me rastin e 8 Marsit,banorët kanë shprehur mesazhe ndaj grave që kjnaë pjesë e jetës së tyre. Meritoni ka zgjedhur ish-partneren e tij, nënën e djalit të tij, ku i ka kërkuar falje dhe e falënderon atë për përkujdesjen që ka ndaj djalit të tyre, Loar.