Aktualitet

Me gjasa në verë, BE-ja fut në lojë pasaportat e vaksinës për të udhëtuar

Kompanitë ajrore, por edhe të tjera në industrinë e turizmit po mbështesin idenë e të ashtuquajturave “pasaporta të vaksinës”. Qëllimi është rritja e numrit të udhëtimeve në pandemi dhe autoritetet në Evropë mund ta konkretizojnë zyrtarisht idenë e këtyre ceritifikatave, para sezonit të ri të verës.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se cila prej këtyre pasaportave që po zhvillohen, do të jetë e pranueshme gjerësisht në botë. Kritikët thonë se rezultati i gjithë kësaj mund të sjellë edhe më shumë konfuzion në mesin e udhëtarëve dhe zhgënjim për industrinë e udhëtimeve.

Çfarë është pasaporta e vaksinës?

Pasaporta e vaksinës është një dokument që dëshmon se udhëtari që e posedon atë është vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19 apo së fundmi ka dalë negativ në testin për Coronavirus. Ky informacion mund të ruhet në telefon apo në pajisje të tjera mobile, të cilat më pas udhëtari ua tregon punëtorëve të linjave ajrore apo zyrtarëve kufitarë. Administrata amerikane e presidentit, Joe Biden dhe të tjerët duan që të kenë edhe version në letër të kësaj pasaporte.

Kush po i dizajnon këto pasaporta?

Grupi tregtar për linjat botërore, Asociacioni Ndërkombëtar për Transport Ajror, po teston një version, që quhet “leje udhëtimi”. Kompania e teknologjisë IBM po zhvillon një version tjetër të pasaportës që po quhet “Leja digjitale shëndetësore”. Po ashtu, ka disa iniciativa të sektorit privat.

Ku do të kërkohen këtë pasaporta?

“Pasaportat e vaksinës” me gjasë do të bëhen të rëndomta në fluturimet ndërkombëtare.

Cilët janë rreziqet?

Pasaporta e imunitetit nuk ul rrezikun e përhapjes së Coronavirusit. Ekspertët thonë se vaksinat anti-COVID janë treguar efikase në parandalimin e sëmundjes, por ato nuk mund të shmangin mundësinë që një udhëtar i vaksinuar të mos e përhapë infeksionin. Ndërkaq, kritikët thonë certifikata e vaksinimit thellon pabarazinë pasi nga ky dokument do të përfitojnë para së gjithash njerëzit e shteteve të pasura që kanë gjasa të vaksinohen më shpejtë.