Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, Beatrix numëron pafund fansa jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për look-un e saj magjepsës, sa edhe për Trixën e vërtetë që ajo ndau gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip Albania”.
Rrjedha e ngjarjeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, bëri që Beatrix të marrë shumë komente nga ndjekës dhe jo vetëm, të cilat jo të gjitha isha pozitive. E në përgjigje të tyre, duket se Beatrix ka postuar këtë video, për të mos heshtur më. Në videon e postuar vetëm disa minuta më parë, Beatrix shkruan:
Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është një justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë.
Shumë e emocionuar, Beatrix ka folur më tej rreth kësaj në videon e saj. Ajo jep një mesazh të fortë për të respektuar mbi të gjitha të drejtat e saj, dhe të çdokujt tjetër. Beatrix gjithnjë frymëzon dhe as këtë herë nuk zhgënjeu!