Aktualitet

Me foto erotike dhe provokuese, ja vajza që ‘trimërohet’ kundër Nuredin Dumanit!

Kujtojmë se pak ditë më parë, Xhovana Nikollit iu vendos në derën e banesës një sasi eksplozivi. Nga shpërthimi i tritolit ajo dhe motra e saj nuk u lënduan, por fqinji i tyre 29-vjeçar ende ndodhet në spital duke luftuar për jetën. Shkak mendohet të jetë një video e postuar prej saj në TikTok, ku i drejtohet në mënyrë kërcënuese Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij.

Por kush është Xhovana Nikolli?

 

Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin, i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.

Çifti është mjaft viral në TikTok përmes Xhovanës, e cila pavarësisht çdo përfshirjeje të partnerit të saj në ngjarje kriminale, nuk nguron të postojë foto dhe video mjaft provokuese të saj, trende të fundit të Tik Tok-ut dhe të ‘trimërohet’ duke përmendur dhe kërcënuar emra të rëndësishëm të botës së krimit, si në rastin e fundit me Nuredin Dumanin.