Celebrities Fashion Showbiz

Me flokë të thinjur dhe më mahnitëse se kurrë, aktorja e njohur Andie MacDowell shkëlqen në pasarelën e modës!

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Andie MacDowell, kënaq vazhdimisht publikun me pamjen e saj natyrale, por edhe me karizmën që e karakterizon, e cila nuk zbehet kurrë edhe përgjatë dekadave. 64-vjeçarja, së bashku me koleget e saj, Eva Longoria dhe Gemma Chan, u shfaqën në një sfilatë mode në Javën e Modës në Paris, organizuar nga L’Oréal.

Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan me temina dhe pamja e saj mbresëlënëse në i ka lënë të gjithë me gojë hapur. Aktorja e njohur me filmat si “Green Card” apo “Four Weddings and a Funeral” hoqi dorë nga flokët e lyer disa vite më parë për të mos vënë në pah pamjen e saj natyrale. Në atë kohë ajo shpjegoi për revistën Vogue se:

Ta dua veten ashtu siç jam. Ndihem vërtet rehat. Dhe në shumë mënyra fytyra ime tani është më mbresëlënëse. Thjesht ndjej se më përshtatet. Prej kohësh po them se është koha për të bërë atë tranzicion, sepse e ndjeva se ishte e përshtatshme për personalitetin tim dhe atë që jam. Menaxherët e mi më thanë se nuk ishte koha. Dhe unë iu përgjigja atyre: ‘Unë mendoj se ju e keni gabim, do të jem më e fuqishme nëse pranoj se kush jam tani’.

Andie gjithashtu theksoi se mendon që tani duket më e re sepse duket më natyrale.

Kisha frikë, por pasi më në fund e lashë veten të lirë, nuk u ndjeva kurrë më e fuqishme. U ndjeva e sinqertë. Sikur të mos shtiresha.

Së fundmi aktorja e njohur Andie MacDowell është shprehur se nuk ka ngurruar aspak të punonte me vajzën e saj Margaret Qualley për një nga serialiet, i cili po kthehet në një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo ka dhënë më shunë detaje rreth serialit dhe gjithçka tjetër pasi ishte e ftuar në emisionin “The Late Late Show” me  James Corden. Aktorja 63-vjeçare dhe Margaret luajnë së bashku në serialin e gjigandit ‘Netflix’ me titull “Maid”.