Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
E padyshim kur njëri prej tyre feston ditëlindjen kush mund të bëjë urimin më të bukur se tjetri. Ditën e sotme, partneri i saj feston ditëlindjen dhe me postimet dhe fjalët në Instastory, Afërdita i ka bërë urimin më të veçantë.
Për bashkëshortin, shokun tim të ngushtë. Për babain më të mirë, nuk mund ta imagjinojmë jetën pa ty. Sky është shumë me fat. Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja! Gëzuar përgjithmonë me ty!
Kur bëhet fjalë për marrëdhënien në çift gjithmonë ka shumë kuriozitet, sidomos kur bëhet fjalë për një personazh si Afërdita të cilën nuk kemi mundësinë ta shohim thuajse asnjëherë në intervista. E nëse po mendonit se çfarë ndodh kur partneri ka telefonin e saj, modelja me një postim në Instastory para disa javësh ka treguar se ai shkrep shumë foto plot humor duke ja lënë Afërditës në galeri.
Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.
E së fundmi, teksa po jetojnë së bashku në Çeki, familja tregon shpesh me anë të postimeve në rrjete sociale se po kalojnë një kohë të mirë.