Melinda Ademit është bërë fillimisht e njohur në fushën e muzikës falë pjesëmarrëjes së saj në talent-show amerikan, “American Idol”. Përveçse për zërin e saj të veçantë, Melinda tërhoqi vëmendjen në këtë spektakël për shkak të historisë së saj të dhimbshme, kur familja vendosit të shpërngulej nga Kosova.
Ditën e djeshme Melinda ka publikuar një video nga dhoma e hotelit, ku po qëndron me pushime dhe ndjekësve nuk i ka shpëtuar një detaj. Në video shfaqej një pjesë ku Melinda ndodhej para xhamit të derës dhe dukej reflektimi i saj ku këngëtarja dukej e zhveshur. Kjo gjë ka qarkulluar gjithandej ditën e djeshme dhe vetëm pak më parë Melinda ka reaguar dhe ka kërkuar falje, ku dhe ka shpjeguar se nuk ishte e zhevshur por kishte veshur bikini ngjyrë nude.
Së fundmi një video nga koncerti i saj i fundit po qarkullon kudo në rrjet. Kjo për shkak të reagimit të ashpër që Melinda ka bërë ndaj Dj-it të saj. Shkak i kësaj ishte një problemi teknik që ndodhi gjatë performancës së saj në skenë, gjë e cila nuk u prit mirë nga këngëtarja, ku e tregoi me revoltën që përcolli ku dhe fansat e pranishëm mbetën të shtangur.