Celebrities Showbiz

Me emocionet më të mëdha dhe plot dashuri, betimet që i dhanë njëri-tjetrit Klea Huta dhe Elgit Doda!

Ditën e djeshme më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa u shprehën për njëri tjetrin:

Elgiti: Ne kemi zgjedhur të jemi bashkë dhe jo vetëm për dashurinë, për të hedhur çdo herë një hap më shumë. Ti e di çfarë je për mua, je ylli më i bukur mes miliarda yjesh që shkëlqen më shumë se kushdo. Ti kudo ku shkel bën dritë, jo vetëm se je shumë e bukur, por se ke një zemër që ndriçon, ti je muzika, je frymëzimi, je çdo fjalë e bukur.

Klea: Zihemi edhe ne si të gjithë ata që duhen fort, por sot jemi këtu për të thënë që fati tregon se jemi destinuar për të qenë bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi kur brenda teje kishte stuhi? Dashuria kështu është, mot i paqëndrueshëm, por u ndriçon jetën atyre që dashurojnë fort. Herë ti dielli im e herë unë dielli jot. Ma ke ndryshuar jetën sepse ke ditur gjithë dashninë me ma dhënë. Çfarë kam dashur nga jeta sot i kam të gjitha. E vetmja gjë që i kërkoj Zotit është të plakem me ty edhe këtë moment ta shikojmë bashkë me Kridin. Ti dhe Krid jeni bota për mua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)