Nga një influencer, blogere e sipërmarrëse, Sara tani sprovon veten e saj në aktrim. Ky është roli i saj i parë në një projekt kinematografik, por nga natyra e saj e çlirët dhe buzëqeshja që e karakterizon, është e sigurt që do t’i shtojë plot ëmbëlsi këtij filmi.
Sara Hoxha është një emër mjaft i njohur në botën e medias. Kjo sepse ajo ka krijuar një komunitet mjaft të madh dashamirësish në rrjetet e saj sociale. Sara është një blogere dhe influencuese, kryesisht në Instagram dhe TikTok, e cila prodhon content mjaft cilësor për ndjekësit e platformave. Profesioni i saj, nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ajo u bë kaq e njohur. Në vitin 2016 u përhapën disa thashetheme se mes saj dhe reperit Ledri Vula po lindte një marrëdhënie dashurie. Lidhja e tyre u bë akoma më e fortë gjatë viteve dhe në vitin 2020 vjen në jetë vajza e tyre, Poem Blu Vula.
Edhe pse ka zgjedhur që jeta e saj të shihet nga sytë e publikut, Sara Hoxha mundohet që disa gjëra t’i mbajë private dhe t’i bëjë publike dalëngadalë. Një ndër to është fakti se Sara së fundmi ka ngritur sipërmarrjen e saj “Self Collective”, një brand të cilin ajo ka kohë që e projekton, por nuk ka treguar asnjë detaj deri ditën që u lançuan produktet
Blogerja ishte gjithashtu pjesë e sezonit të parë të emisionit “Dancing With The Stars Albania” së bashku me balerinin Luixhino Hala. Ata u vlerësuan me pikë të barabarta nga juria me çiftin tjetër Elhaida dhe Ledian, por votat e publikut u dhanë atyre fitoren e këtij spektakli magjik. Në finale gjithashtu garonin Megi Pojani dhe Ardit Çuni. Sara ia kushtoi këtë çmim vajzës së saj Poem dhe të gjithë vajzave të vogla duke u dhënë mesazhin që gjithçka mund të arrihet në jetë. Sara ishte po ashtu i vetmi personazh që nuk i përkiste botës së spektaklit.