Belén Rodriguez ka konfirmuar zërat për një lidhje mes ish-bashkëshortit të saj, Stefano De Martino me Alessia Marcuzzi, prezantuese, aktore dhe modele. Belén konfirmoi thashethemet përmes një komenti në llogarinë e saj në Instagram, duke konfirmuar romancën mes tyre. Dikush la një koment në një video të postuar nga Belén, në mbishkrimin e së cilës shkruhej:
Qesh mirë kush qesh i fundit.
Në koment, personi shkroi mes të tjerash:
Një ditë do të na tregosh nëse lidhja e ish-burrit tënd me Marcuzzi-n ishte e vërtetë.
Belén i ktheu përgjigje duke thënë:
Konfirmoj.
Në vitin 2020, faqja e internetit “Dagospia” nisi aludimet për një flirt mes Alessia Marcuzzi dhe Stefano De Martino, duke shkruar:
Ka një fije të përbashkët që lidh fundin e marrëdhënies De Martino – Belén dhe krizën Marcuzzi – Calabresi: Marrëdhënia klandestine (e zbuluar nga Belén) mes De Martinos dhe Alessia Marcuzzi-t.
Fjalë që u mohuan menjëherë nga ish-bashkëshorti i Belén Rodriguez:
Dikush shkroi se kam ose kam pasur një lidhje me Alessia Marcuzzi. Isha duke folur në telefon me Alessia-n dhe Paolo-n, të cilët janë dy miqtë e mi dhe qeshëm shumë, pavarësisht nga bezdisja e një lajmi të tillë. Fatkeqësisht, jam i vetëdijshëm për pozicionin mediatik që kam në këtë moment. Duke qenë personazh publik pranoj lajme të rreme, kritika, çdo gjë që ndodh. E di që lajmet do të jenë pafund këto muaj dhe jetoj i qetë. Kur prekim familjet me fëmijë, ju lutemi, le ta shmangim. Ju premtoj se nëse fejohem, nëse bie në dashuri do t’ju njoftoj.
Më pas ishte edhe vetë Belén që komentoi lajmin:
Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditë. Me Alessia-n kam një marrëdhënie të bukur respekti reciproke, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, asnjë mesazh, asnjë iPad.