Një stjuardese ka zbuluar përmes një videoje se cila pjesë në avion është më e pisët se tualetet, pasi nuk pastrohet kurrë. Brenda Orelus, nga Miami e cila në rrjete sociale njihet si Flight Bae B, tha se xhepat e pasme të ulëseve janë të mbushura me mikrobe dhe nuk kanë mirëmbajtje ose pastrim të rregullt ndryshe nga tualetet.
Stjuardesa paralajmëroi 98 mijë ndjekësit e saj në TikTok për këtë gjë dhe tha se ajo kishte parë pasagjerë që kanë vendosur një mori gjërash në ato xhepa, nga ushqimi deri tek pelenat e pista.
A e dini se xhepat e pasme të sediljeve janë sipërfaqja më e ndotur në aeroplan? Janë më të ndotura se tualetet, janë më të pista se jastëkët e sediljeve. Kjo pasi nuk pastrohen kurrë. Vetëm nëse dikush vjell. Ato pastrohen vetëm sipërfaqësisht, kur dikush merr mbeturinat nga aty.
https://www.tiktok.com/@flightbae.b/video/7134286832820423978