Adrola Dushi është një nga modelet që mund të themi me plot gojë se qëndron në listën e vajzave më të bukura shqiptare dhe për më tepër origjinale. Ndër vite Adrola ka arritur ta ruajë natyralitetin e saj dhe pse tanimë prej disa vitesh është mama e një djali me emrin, Troi ajo vazhdon të jetë njësoj e bukur.
Së fundmi, na ka mahnitur akoma dhe më shumë me një veshje që nuk jemi mësuar ta shohim shpesh. Teksa gjatë një fotosesioni të bërë së fundmi është shfaqur veshur me një kostum serioz duke u kombinuar me vogëlushin e saj, Troin i cili ka qenë gjithashtu pjesë e fotosesionit, bukuroshja na i ka bërë ‘sytë zemra’.
E bukuroshja nuk para rrëfehet për jetën e saj private, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar pak më shumë rreth një momenti të jetës së saj ku zbuloi se asgjë nuk po shkonte mirë për të, përpos punës dhe djalit që e kishte me shëndet të plotë.
Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie mes modeles dhe reperit Capital T. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet ata i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.