Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Teksa ndodhej vetëm pak më larg banorëve të tjerë, Romeo është shfaqur i mërzitur. Heidi e ka kuptuar këtë e teksa i është afruar e ka pyetur duke i dhuruar disa puthje. Romeo i shprehet se është prekur nga fakti se e kanë qujatuar ‘i paburrë’.
Heidi: Pse je kaq i mërzitur?
Romeo: Më bënë jo burrë o zemër asgjë, ka ndonjë gjë të bukur?
Heidi: Për mua nuk vlen ajo
Romeo: Për mua vlen
View this post on Instagram
Mëngjesin e sotëm, Romeo dhe Heidi kanë kaluar momente romantike së bashku teksa ndodheshin në oborr, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin nën ritmin e muzikës. Teksa Romeo i këndonte disa rreshta të një kënge për të treguar se është i dashuruar.