Celebrities Gossip Showbiz

“Me atë fustan që ka veshur sot…”, fotografi zbulon vendin e veçantë ku do të zhvillojë setin fotografik me Meri Shehun!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

I ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme ishte fotografi Altin Çelmeta. Ai  zbuloi se çfarë fotografish do t’i bënte astrologes Meri Shehu, e cila gjithashtu ndodhej në studio dhe tërhiqte shumë vëmendje me veshjen e saj.

Edi Manushi: Ku do ia bëje Merit një set fotografik special?

Altin Çelmeta: Special fare, me atë fustanin që ka veshur sot, vetëm në një vend me shumë pemë, që të ishte një me ambientin

Edi Manushi: E shkrirë me natyrën! Zgjidhe vendin Meri dhe unë do të sjell fotografin. Do të bëjmë një set bashkë atje

Meri Shehu: Patjetër

Edi Manushi: Atë pasqyrën do ta mbaj unë, të bëj dritë ty. Po ti je dritë vetë mi

Meri Shehu: Faleminderit

Altin Çelmeta: Merit i vjen drita nga yjet

Moderatori i “Top Arena”, Ed Manushi, ka vënë mbrëmë në siklet Meri Shehun. Teksa i përmendi sërish veshjen, Manushi tha se ish-banorja e “Big Brother VIP3” është ndryshe. Kjo gjë u pohua nga astrologia e njohur.