Celebrities Health & Beauty Magazine Showbiz

Me apo pa dëshirë këta VIP-a i kanë rruajtur vetullat e tyre dhe kanë ndryshuar krejtësisht pamjen!

Qoftë për një rol në film, dëshirë e tyre personale apo thjesht për shkak se e tha TikTok, ja një përmbledhje e yjeve që u kanë thënë “bye-bye” vetullave të tyre!

Doja Cat

E njohur për stilin e saj unik, këngëtarja e “Woman” foli për vendimin e saj për të rruar jo vetëm vetullat, por të gjithë kokën. Pasi luftoi me flokët e saj natyralë për vite, duke e përshkruar atë si një “makth”, Doja tregoi se nuk shihte ndonjë kuptim të madh që të kishte flokë.

Kanye West

Kush e kishte menduar se edhe Kanye West do të rruante një ditë vetullat e tij?! Epo ja që ka ndodhur, gjatë një performance të tijën ai ka dalë me kokën dhe vetullat e tij komplet zero.

Jared Leto

Përderisa aktori Jared Leto është bërë sinonim i metodës së tij ekstreme të aktrimit dhe guximit, ai merr pjesë edhe në pamjen e tij fizike plot eksperimente. Leto portretizoi personazhe të ndryshëm pa vetulla, në filma të njëpasnjëshëm kur luajti në “Dallas Buyers Club” të 2013-ës dhe në “Suicide Squad” të 2016-ës. “Ata filluan të rriteshin më ngadalë dhe më ngadalë, kështu që u tremba pak. Por ata u kthyen,” i tha ai Ellen DeGeneres për procesin e ri-rritjes.

Maddona

Madonna nuk ka pasur kurrë frikë të bashkojë zgjedhjet e saj të veshjeve që tejkalojnë limitet me pamjet po aq tronditëse të bukurisë që kur u shfaq për herë të parë në skenë në vitet 1980.

 

Antonio Banderas

Antonio Banderas i tha “adios” vetullave të tij duke u shndërruar në piktorin Pablo Picasso, aktori spanjoll i përkushtuar plotësisht për rolin e tij në serialin biografik “Genius” të National Geographic në 2018.