Aktualitet

Mbyllet projekti për rrugët rajonale me Bankën Botërore!

Në fund të qershorit u mbyll projekti për rrugët lokale dhe rajonale, prej vitesh i mbështetur nga Banka Botërore, me kredi 50 milion dollarë.  Banka publikoi raportin e saj për lehtësimin e ecurisë duke nënvizuar se pavarësisht mbylljes, ende disa kontrata janë aktive, pasi ka punë në zhvillim e sipër.

Të tilla janë kontratat që lidhen me rrugën Tushemisht-Pogradec, si dhe unaza Vath Korreshi në Lushnjë e seksioni rrugor në Spille. Në çdo rast, Banka ka nënvizuar se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të mbajë peshën për të plotësuar financiarisht nevojat.

Kontratat e punimeve civile në tërësi, përveç dy, janë përfunduar me sukses. Dy të tjerat përfshijnë: (i) Seksioni i rrugës Pogradec-Tushemisht (Loti 2). Punimet kanë përfunduar rreth. 75%, për shkak të kompensimit në para dhe lehtësimit të zhvendosjes së tre familjeve të prekura nga projekti u finalizua vetëm në mes të majit 2024 – ekipi i Bankës ishte vendosur për të mos lejuar kontaktorin të aksesojë plotësisht vendin përpara zbatimit të plotë të Planit të Veprimit për Zhvendosjen.

Nëse ka punime të mbetura që do të kryhen pas datës së mbylljes së projektit, FSHZH do të marrë përsipër financimin duke mbajtur të njëjtët kontraktor dhe konsulent mbikëqyrës (ii) Unaza Vath Korreshi (Bashkia Lushnje) dhe seksioni rrugor Spille (Bashkia Rrogozhine) punimet janë përfunduar me 70%, d.m.th.: Në pjesën e unazës, u desh pak kohë për të adresuar ankesën e drejtorisë së shkollës, dhe në seksionin Spille pati një vonesë të konsiderueshme për të marrë lejen e Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje të plotë në terren.

Në të dyja rastet, FSHZH do të marrë përsipër financimin nëse do të ketë punë të papërfunduara deri në datën e mbylljes së projektit. Po ashtu, FSHZH pritet të ndajë raportet përfundimtare të RAMS dhe Konsulentëve të Vlerësimit të Përfitimit. Të dyja duhet të sigurojnë informacione të dobishme për Raportin e Përfundimit të Zbatimit dhe Rezultateve, – thuhet në dokumentin e BB.

Projekti për rrugët lokale dhe rajonale u miratua në prill 2018 dhe u nënshkrua në qershor të po atij viti. Data e parë e mbylljes së tij ishte 31 dhjetori 2022, por më pas u rishikua, duke vendosur që data e re e mbylljes të ishte 30 qershori 2024.