Sport

Mbyllet java e 26-të, Tirana fiton me goleadë ndaj Apolonisë!

Ndeshjet e sotme shënuan edhe mbylljen e javës së 26-të të Kategorisë Superiore.

Kampionët e Orges Shehit shënuan 4 gola  në pjesën e dytë të takimit, Batha 19′ dhe 65′, Torasa 51′, Ismajlgeci 77′, Cale 91′. Fierakët ishin thuajse inekzistentë gjatë pjesës së dytë, ku daljet në sulm ishin mjaft të pakta.

Ndërkaq Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur Kukësin minimalisht 0-1. Verilindorët i kishin rastet më të pastra, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por nuk arritën të shënonin. Për Korçarët ishte Mensah, i cili zhbllokoi rezultatin në min e 78’. Më këtë fitore, Skënderbeu qëndron në vendin e parafundit të renditjes me 22 pikë, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të dhe 8 më pak se Kastrioti i vendit të shtatë, ndërkohë që Kukësi mbetet në vendin e 6-të me 32 pikë.

Më herët sot u luajt Bylis-Kastrioti që përfundoi 1-1, ndërsa dje Teuta fitoi ndaj Laçit 1-0 e Vllaznia-Partizani  përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Teuta kryeson së bashku me Vllazninë me nga 46 pikë secila ndjekur nga Laçi e Partizani me nga 44 pikë.