Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Mbyll koncertin në mënyrën më të veçantë, Taylor Swift vrapon dhe i dhuron puthjen romantike partnerit të saj!

Taylor Swift e përfundoi koncertin e së shtunës në Argjentinë në mënyrën më spektakolare të mundshme kur vendosi të vraponte me shpejtësi në krahët e të dashurit të saj Travis Kelce, i cili po priste yllin e popit në fund të skenës, në hyrje të tunelit për në prapaskenë. Të gjithë ata që ishin të pranishëm në stadiumin River Plate në Buenos Aires, Argjentinë filluan të duartrokisnin teksa dyshja përqafuan njëri-tjetrin.

Swift e përmendi Kelce në një moment gjatë performancës së saj, që ishte shfaqja e dytë dhe e fundit në Argjentinë përpara se të nsiet në Brazil. Deri atëherë, skuadra e Kansas City Chiefs pra ku luan edhe Travis me siguri do të kthehet në shtëpi, por distanca mes tyre sigurisht që e bën situatën më të ndjeshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Kelce e shijoi të gjithë koncertin me babanë e Swift, Scott, të cilin e takoi për herë të parë një natë më parë gjatë darkës në Buenos Aires. Ata janë parë duke qeshur dhe duke zhvilluar një bisedë të vazhdueshme gjatë gjithë mbrëmjes. Edhe Kelce po kërcente dhe po shijonte ushqimin.

Madje Scott kishte veshur një kordon Chiefs, të cilin shumë fansa besojnë se Kelce ia dha atij, një lëvizje që i përshtatet skuadrës së tij të futbollistëve.

Rikujtojmë se ka pasur shumë spekulime për lidhjen e tyre, duke qenë se disa javë pasi Kelce bëri një shfaqje për t’i dhënë këngëtares numrin e telefonit në një nga koncertet e saj. Ajo u shfaq krejt papritur në tribunë gjatë kohës që ai po luante dhe tregoi një mbështetje shumë të madhe për të.

Më herët Travis ka deklaruar se ka ndodhur një keqkuptim midis tyre në fillim kur po njiheshin.

Doja t’i jepja Taylor Swift-it një byzylyk me numrin tim në të. Ajo nuk takon askënd ose të paktën nuk donte të më takonte, kështu që unë e mora atë personalisht dhe ia dhashë.

Megjithatë, keqkuptimi nuk duket se e ka ndaluar dyshen të lidhen dhe të dalin në publik bashkë.