Lajmet për probleme serioze me shëndetin e mbretëreshës Elizabeth II tashmë kanë marrë dhenë. Familja mbretërore është mbledhur ndërsa pallati mbretëror Buckingham tha se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore, pasi mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj”.
Njoftimi nga pallati erdhi një ditë pasi mbretëresha anuloi një takim virtual, meqë mjekët e këshilluan të pushonte, për shkak të një të marteje të ngarkuar, kur Elizabeth II emëroi Liz Truss kryeministre të Britanisë.
Por çfarë ndodh në Britani nëse Mbretëresha Elizabeth do të ndërrojë jetë?
Planet relative që pasojnë ndarjen nga jeta të një monarku apo monarkeje në fron, përfshirë procedurat informative, janë gati që të nesërmen e marrjes së fronit në Mbretërinë e Bashkuar. Versioni më i fundit ka të bëjë me Mbretëreshën Elizabeta e Dytë dhe njihet me emrin “London Bridge”.
Të parët që informohen për lajmin e ndarjes nga jeta janë kryeministri e disa ministra kryesorë. Kjo bëhet përmes fjalëve të paracaktuara e që në rastin në fjalë do të ishte “London Bridge u rrëzua”.
Pikërisht në këtë moment nis operacioni i koduar “London Bridge” e që përfundon me funeralin shtetëror. Pas ministrave, është detyrë e Global Response Centre në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme që të informojë 14 qeveritë që njohin mbretëreshën si Kryetare Shteti. Po kështu veprohet edhe me 36 vendet e Commonëealth-it.
Sa i përket mediave, ekskluzivitetin elajmit për ndarjen nga jeta të monarkes nuk e ka BBC, por Press Association e kështu, të gjitha mediat globale njëherazi.
Kush nuk ka televizor, radio apo një smartphone, mund të lexojë komunikatën që një nëpunës i veshur posaçërisht për ditë zie do të afishojë në portat e Buckingham Palace.
Ndërkohë, ekranet që prej vitesh bëjnë prova për mënyrën e trajtimit të lajmit të vdekjes në një transmetim direkt do të jenë të ftuar ekspertë të çështjeve mbretërore.
Disa prej tyre janë me kontratë e pritet të japin opinionet në momentin e duhur. Po ashtu janë përgatitur edhe gazetat e agjencitë. Sa iu përket radiove private në Mbretërinë e Bashkuar, në studiot e transmetimit do të vendosen drita speciale emergjence për të sinjalizuar dj që të mos transmetojnë muzikën e zakonshme dhe më pas t’i jepet linja edicioneve informative.